Kryetari i Partisë Demokratike përmes një postimi në rrjetet sociale nga Brukseli, shprehet se ka marrë mbështetjen e PPE-së (Partive Popullore Europiane) për aksionin opozitar që po zhvillon në Shqipëri.
Lideri i PD-së, e cilëson si mbështetje mesazhin e Joseph Daul për demokracinë dhe shtetin ligjor gjatë fjalës së tij.
“Presidenti i PPE-së Joseph Daul në emër të të gjithëve deklaroi qartë se “ne nuk mund të bëjmë kompromise me demokracinë, shtetin ligjor dhe lirinë e medias”. PD po lufton për të njëjtat vlera europiane në Shqipëri dhe në këtë betejë kemi mbështetjen e PPE, familjes sonë politike“, shkruan Basha./abcnews.al