Basha në Instagram, çfarë sugjerojnë studentët në komunikimin me kreun e PD?

schedule20:43 - 15 Shkurt, 2020

schedule 20:43 - 15 Shkurt, 2020

Kryedemokrati Lulzim Basha është tashmë në rrjetin social ‘Instagram’ ku ka zhvilluar një bashkëbisedim me qytetarët, në lidhje me vendimin e parë që do të ndërmerrnin nëse do të kishte në duar Ministrinë e Arsimit, në “Ask me”.

Në disa video në Instastory, Basha shprehet i befasuar për faktin se mijëra ndjekës kanë dhënë sugjerimet e tyre se çfarë do të bënin nëse do të kishin në duar Ministrinë e Arsimit.

Kreu i PD thotë se ndër sugjerimet, bie në sy anulimi i ligjit për arsimin e lartë, që është pika e parë në programin e PD.

Po ashtu ai premton se do të punojë për financimin e shkollave, dhe universiteteve, për të krijuar kushte më të mira për studentët, me kushte dinjitoze, dhe më pas me paga më të larta në punë.

”Jam shumë i befasuar që brenda pak orësh mijëra prej jush, ndjekës të mi në Instagram, i jeni përgjigjur pyetjes se cili do të ishte vendimi i parë nëse do t’ju besohej posti i ministrit të Arsimit?

Mes mijëra përgjigjeve dhe komenteve, spikat sugjerimi për të anuluar Ligjin për Arsimin e Lartë, që është pika e parë e programit tim, programit të PD për Arsimin e Lartë.

Sugjerimet e tjera kanë të bëjnë me shtimin e financimeve për shkollat dhe universitetet tona dhe në veçanti krijimin e kushteve më të mira në universitet tona, në mënyrë që studentët tanë të marrin cilësinë e duhur të arsimit dhe të përgatiten siç duhet për të dalë në tregun e punës, për të siguruar punë me kushte dinjitoze dhe paga më të larta.

Falënderoj nga zemra që bashkëbiseduat me mua sot nëpërmjet Instagramit dhe shpresoj ta vazhdojmë këtë formë komunikimi edhe për probleme dje çështje të tjera që janë të rëndësishme për ju.”, tha Basha./abcnews.al