Basha në Darzezë, përgëzon ushtarët që punojnë për rindertimin e urës

schedule14:55 - 3 Dhjetor, 2017

schedule 14:55 - 3 Dhjetor, 2017

Kreu i opozitës, Lulzim Basha, ka vizituar zonën e Fierit, por e ka pasur të pamundur të futet në Darzezë, për shkak të dëmtimit të urës. “Fshati i përmbytur ishte i izoluar nga shkatërrimi i rrugës. Transporti i banorëve bëhej me varka”, shkruan kryedemokrati në profilin e tij në Facebook, ndërsa tregon situatën që ka parë. “Përgëzova ushtarët që po punonin për rivendosjen e lidhjes mes zonës së permbytur dhe pjesës tjetër të Fierit”, pohon Basha, ndërsa shton se kryebashkiaku i Fierit, Armando Subashi, e ka njohur me masat e marra për shpëtimin e njerëzve. “Tani që rreshjet treditore janë në minimum, është emergjente ndihma me ushqime, veshje dhe strehim për zonat e përmbytura”, përmbyll Basha mesazhin e tij./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!