Pas takimit në Asamblenë Politike të Partive Popullore Europiane, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Bashan në një intervistë për ABC News ka artikuluar disa nga shqetësimet që sipas tij, shtetet anëtare dhe komisioni Europian vunë në pah gjatë takimit.
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, nga Brukseli ku merr pjesë në Asamblenë Politike të Partisë Popullore Europiane, ka thënë për ABC News se protesta dhe shqetësimet që sollën atë ndihen edhe në zemër të Europës.
Lulzim Basha: “Së pari duket qartë se zëri i shqiptarëve kumbon edhe këtu në Bruksel. Ka një shqetësim të jashtëzakonshëm tek institucionet europiane dhe përfaqësuesve të vendeve anëtare në asamble, për ngecjen e Reformës dhe kapjen e drejtësisë që mishërohet nga rasti Tahiri. Kemi dy vjet që e kemi bërë dhe asnjë bos nuk është kapur dhe asnjë politikan nuk është kapur, por është mbrojtur dhe tani sillen dhe propozime për mbrojtjen e tyr dhe Edi Rama ka jetike ta sabotojë Reformën në Drejtësi. Shqetësimet e vendeve anëtare rezonojnë me ato tonat”.
Zërave se është opozita ajo që duke ia mohuar punës së qeverisë të drejtën për të na çuar drejt Bashkimit Europian, ia largojnë atë edhe vetë popullit, Lulzim Basha iu përgjigj kështu.
Lulzim Basha: “Po të ishte çështje e vullnetit politik, ne do e shtynim, por kjo nuk është çështje vullneti politik, kjo është mënyrë për të çuar përpara reformat”.
Një fjali edhe për mbështetjen e marrë.
Lulzim Basha: “Për fat të mirë nga partitë simotra kam marrë mbështetje totale si opozitë për axhendën tonë që është axhendë e një qeverie të pakapur politikisht e një qeverie të çliruar krimie një qeverie antimafia dhe zgjedhje të lira e të ndershme pas një reforme të suksesshme”./abcnews.al