Basha: Nderimi më i madh për poetin kryelartë të lirisë, Havzi Nela

schedule15:37 - 10 Gusht, 2018

schedule 15:37 - 10 Gusht, 2018

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka kujtuar 30 vjetorin e vrasjes nga diktatura të poetit, Havzi Nela. “E dënuan me vdekje poetin, vetëm se i thurte himne lirisë” –shkruan shefi i opozitës në faqen e tij në facebook.

“Ishte viti kur perdja e hekurt po grisej dhe Europa po çlirohej nga tirania komuniste”, shprehet ai.

Duke foluar për vlerat intelektuale, krijuese dhe vuajtjen e poetit Havzi Nela në qelite e burgjeve të diktaturës, Basha pohon se: “Ky theror në altarin e lirisë ishte poeti, mësuesi, patrioti dhe shqiptari i pathyeshëm nga Kukësi, Havzi Nela, sfidanti me vargje i diktaturës së ligë e gjakatare dhe krimeve të saj kundër shqiptarëve.

Kryetari i Partisë Demokratike e konsideron mëkat dhe krim të shëmtuar vrasjen e poetit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!