Basha: Mosbindja civile do shtrihet nga jugu në veri

schedule20:13 - 26 Shkurt, 2019

schedule 20:13 - 26 Shkurt, 2019

Pas mbylljes së protestës së opozitës, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, deklaroi se mosbindja civile do të shtrihet në të gjithë vendin.

Kryedemokrati tha se përveç mosnjohjes së qeverisë dhe Kuvendit, tashmë nuk do njihet më dhe policia.

“Si minjtë u mblodhën sot duke shpresuar që tinëzisht do ia hidhnin popullit. Ju falenderoj nga zemra qindra mijëra qytetarëve që brenda disa orëve u mblodhën. Sot Edi Rama përdori dhunën e verbër ndaj qytetarëve që protestonin në paqe për të marrë sendin e vjedhur nga bandat kriminale, atë që përfaqëson sovranin, Kuvendin e Shqipërisë. Sonte le t’i çojmë këtë mesazh çdo shqiptari se ne nuk e njohim më jo vetëm Kuvendin dhe qeverinë e krimit, por as policinë, se mosbindja civile do shtrihet nga jugu në veri, se ne do e çlirojmë Shqipërinë nga kjo bandë. Çdokush me uniformë apo pa unifomë, me syze analisti apo kostum oligarku që është në krah të Edi Ramës është tradhëtar i popullit të vet, tradhëtar i interesave të vendit dhe do trajtohet si tradhëtar i vendit të vet kudo që të jetë”, tha Basha.

Opozita protestoi këtë të martë para parlamentit, ndërkohë që mazhoranca zhvillonte seancën parlamentare. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!