Basha mesazh pas tërmetit shkatërrues: Ngushëllimet më të thella për popullin turk

schedule09:10 - 25 Janar, 2020

schedule 09:10 - 25 Janar, 2020

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, shprehu ngushëllimet më të thella për viktimat e tërmetit në Turqi, i cili ka shkaktuar, deri tani, mbi 20 viktima dhe ka shkatërruar shumë banesa.

Në një postim në “Twitter”, kryedemokrati Basha shprehet: “Ngushëllimet e mia më të thella për popullin turk dhe Presidentin Erdogan për viktimat e tërmetit. Mendimet dhe lutjet tona janë me familjet e viktimave. U urojmë shërim të shpejtë të plagosurve dhe shprehim solidaritetin me popullin e Turqisë”, shkruan Basha./abcnews.al