Vetëm pak orë para protestës së opozitës , kryetari Lulzim Basha publikon videomesazhin e dytë drejtuar shqiptarëve, ndërsa i fton ata në 20:00 në sheshin para Kryeministrisë. Kjo është protesta e nëntë kombëtare e opozitës, e cila kërkon largimin e Ramës.
“40 mijë shqiptarë janë të pastrehë. Mijëra familje dëbohen nga shtëpia, pa ligj!
Ndërsa:Milot – Balldren: 260 milionë euro për 17 kilometra.
Boll më me Shqipërinë që duan ata!
Është koha për Shqipërinë e të gjithë shqiptarëve!
Asnjë hap pas!
21 Qershor, ora 20.00
#shqiperiasieuropa”