Kryedemokrati Lulzim Basha u tha demokratëve në Mirditë se nuk duhet të lejojnë që rezultati i shtrembëruar i 25 prillit, të krijojë përçarje brenda partisë. Basha tha se Rama e do jashtë kësaj beteje duke shtuar se shqiptarët nuk duhet të harrojnë që ka 2021 por ka edhe përgjigje të vendosur duke hequr paralelizma me zgjedhjet e vitit 1991 që u përsëritën një vit më vonë duke sjellë fitoren e demokratëve.
“Shpreh mirënjohje për të gjithë demokratët e Mirditës për rolin e tyre të patjetërsueshëm dhe rezultatin e 25 prillit. Masakra e 25 prillit nisi që nga 5 qershori. Organet e kapura të KQZ. Pa diskutim që këtë garë ne u futëm pa iluzione se do ishte një garë e pabarabartë. Në fakt siç e kemi thënë, roli ynë në atë tavolinë ishte për të bërë pjesën tonë sa I takon pikave për integrimin e Shqipërisë. Asgjë me Edi Ramën nuk mund të sillte një garë të pabarabartë. Ne vumë programin dhe idetë tona.
Kemi qenë bashkë derë më derë, pranë fermerit dhe të papunit. Ne u futëm në këtë betejë të parabartë me bindjen që nuk po e bënim për veten tonë. Kjo bindje rrezatohej cep më cep të Shqipërisë. 25 Prilli është një masakër përmasat e të cilës vetëm sa vazhdojnë dhe zbulohen. Sakrifica juaj e ka shenjuar faktin që përpos kësaj masakre zgjedhore ne ia dolëm të rriteshim. Kjo është sfida më e madhe në këto 30 vite. Në këtë sfidë futemi më të mëdhenj se u nisëm. Më të mëdhenj në numra dhe më të lartë në moral. Një javë pas ky proces I brendshëm ka nisur. Zjarri duhet mbajtur ndezur.
Ushtria që i priu shpresës për ndryshim nuk ka luksin të përçahet. Misioni që kemi përsipër është i të gjithë shqiptarëve. Ne jemi e vetmja garanci për rrugëdalje. Me këtë vetëdije vij sot këtu me një kërkesë të qartë dhe duke ju parë sy më sy, ta vazhdojmë betejën deri në fund. Betejën që nuk bëhet për karriget tona por për demokracinë dhe fatet e shqiptarëve. Ta vazhdojmë një orë e më parë pa i dhënë asnjë minutë pushim regjimit Rama-Doshi. Në këtë proces ku jemi futur reflektojmë vlerat me të cilat u futëm në fushatë. Të mos harrojmë se betejën e vërtetë e kemi me Edi Ramën dhe regjimin e tij.
Edi Rama ndodhet përballë një force politike që nuk arriti ta gjunjëzojë por ka dalë më e fortë dhe tashmë është më e rrezikshme për regjimin e tij. Edhe votuesit e PS prisnin ndryshimin dhe largimin e Edi Ramës. Ka përballë një kundërshtar që ka dalë i fortë dhe i zemëruar. Një zemërim që shihet në sytë e shqiptarëve. Kërkoj ndihmën tuaj për të kaluar personale., Kërkohet vetëdijësim për të mos i rënë me shqelm shpresës së shqiptarëve. Mos të harrojmë detyrën tonë karshi PD-së dhe shqiptarëve. Nevojën për të dalë më të bashkuar. Unë kam një kërkesë ndaj jush që këtë garë të brendshme që e bëjmë. Rama më do jashtë kësaj beteje. Ka 2021 por ka edhe përgjigje të vendosur. Sepse ky vend e di që ka 1991 por ka edhe 1992”, tha Basha. /mv.abcnews.al