Nga Leontina Lika
Në skenën e Teatrit Eksperimental, ministria prezanton Altin Bashën në krye të Teatrit Eksperimental. Elva Margarit e vë theksin tek momenti i vështirë, pasi prej 10 muajsh, mungojnë shfaqjet në teatër, por ende nuk ka një datë për rikthimin e spektatorit në sallë
Ish- drejtori Kiço Londo nuk e fsheh, trishtimin, por ai nuk dorëzohet, pranon se do të ndërtoi një teatër të ri.
“Ndihem sikur më kanë larguar nga shtëpia ime, bashkë me ju dhe bashkë me ato që nuk janë më , ato që nuk duken dhe duken kemi ndërtuar 10 salla në kryeqytet kjo është ajo që më dhemb më shumë”, është shprehur Londo.
Si pikë të fortë Altin Basha parashtron, para stafit thellimin i eksperimentit dhe kërkimit kryesisht në regji.
Basha është i vetëdishëm, për buxhetin e ulët që ka ky teatër, 9 milion lekë të vjetra, por kompensimin për realizmin e shfaqjeve me nivel të lartë artistik thotë se do bëhet me nxitjen e biznesit
Altin Basha pranon se nuk do të heq dorë nga vënia e shfaqjeve në skenë, por garanton se nuk do të dominoi repertorin e këtij teatri si regjisor./abcnews.al