Basha me të rinjtë e Elbasanit: Çdo student me të ardhura të ulëta përfiton 100% bursë

schedule20:38 - 4 Nëntor, 2019

schedule 20:38 - 4 Nëntor, 2019

Çdo student me të ardhura të ulëta do të përfitojë 100 përqind bursë. Kush ka të ardhura mbi 640 mijë lek në muaj, do të ketë bursë 50 përqind. Kështu u premtoi Kryetari i Partisë Demokatike Lulzim Basha të rinjve të Elbasanit. Nga ky qytet kryedemokrati nisi dhe rrugëtimin e tij nëpër Shqipëri për të zhvilluar takime grupe të ndryshme interesi.

Atë që e emërton dështimin kryesor të qeverisë Rama, premton se do ta rendisë në zotimin i tij numër një.

Dështimi nr. 1 i kësaj qeverie është dështimi me rininë. Zotimi im nr 1 dhe i PD është kthimi i shpresës.

Elbasani është ndalesa e parë e rrugëtimit që ka nisur kryedemokrati Lulzim Basha për Shqipërinë.

Në një përballje me të rinjtë ai renditi disa vendime konkrete që tha se do ti realizojë kur të jetë në krye të qeverisë.

Çdo student me të ardhura të ulëta do të përfitojë 100 përqind bursë. Kush ka të ardhura mbi 640 mijë lek në muaj, bursë 50 përqind.

Duke investuar te rinia frenohet edhe emigracioni-nënvizoi Lulzim Basha sipa të cilit 559 milionë euro është humbja potencialisht e mundshme që vjen nga ky fenomen i largimit të  shqiptarëve.

Por midis të rinjve kishte edhe nga ata që ishin më të interesuar për projektet për vendbanimet e tyre.

Kryedemokrati Basha tha gjithashtu se pas dëgjesave me të rinjtë që do të vazhdojë për dy javët në vazhdim, do të ndërtohet një platformë plotë me zgjidhje konkrete. /abcnews.al

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!