Basha mbledh ish-grupin parlamentar e kryesinë: Jemi de facto shumicë

schedule12:14 - 8 Prill, 2019

schedule 12:14 - 8 Prill, 2019

PD mblodhi strukturat më të larta të saj për organizimin e protestës së 13 Prillit para Kryeministrisë. Basha kërkoi pjesëmarrje të lartë dhe tha se sipas sondazheve, opozita është tashmë shumicë.

“Tre ishin forumet e Partisë Demokratike me të cilat kreu i kësaj force politike Lulzim Basha zhvilloi takime organizative përpara zhvillimit të protestës së rradhës të shtunën e 13 prillit. Një ditë përpara takimit me zyrtarin e Departamentit Amerikan të Shtetit, kryesia e PD-së, ish-deputetët dhe këshilli kombëtar zhvilluan punime nën drejtimin e z. Basha i cili mësohet t’i ketë kërkuar antarësisë që pjesmarrja e protestës të tejkalojë atot ë dy protestave të tjera kombëtare 16 shkurt dhe 16 mars”.

Mbledhja e kryesisë dhe grupit të ish-deputetëve demokratë nisi në orën 11 të paradites, takim gjatë të cilit kreu i demokratëve Basha ka kërkuar mobilizim kapilar të strukturave të partisë.

“Që pas djegies së mandateve, PD ka një rritje të menjëhershme edhe mes të pavendosurve. Jemi shumicë absolute në çdo sondazh, të pavarur, vendas dhe të huaj. Duhet ta përkthejmë sa më shpejt në votë këtë mbështetje të shqiptarëve. Për këtë arsye, pjesëmarrja e lartë në protestë ka një rëndësi të jashtëzakonshme”.

Por organizimi për tubimin e pasdites së 13 prillit duket se nuk do të ndalojë demokratët në mbajtjen e protestës, tashmë të përjavshme, përpara godinës parlamentare gjatë zhvillimit të seancës plenare. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!