Kreu demokrat Lulzim Basha, u është drejtuar me një letër të gjitha bankave që operojnë në vend dhe Guvernatorit të Bankës se Shqipërisë për të shprehur shqetësimin e opozitës se shumë aktorë, sipas tij, pastrojne shuma të mëdha parash nëpërmjet aktiviteteve të licensuara apo të kontrolluara nga sektori publik.
Basha shprehet se sektori bankar është më i ekspozuari përballë subjekteve qe perdoren si mjet për të financuar dhe pastruar paratë e fituara nga aktivitete të paligjshme. Ndër këto kreu i demokrateve veçon kompani ndertimi, madje iu referohet edhe dy kontratave te fundit te Parneritetit Publik Privat për projektet e dy akseve te rendesishme rrugore, Milot-Balldren dhe Orikum – Dukat.
“Të dyja kontratat publike të mësipërme, haptazi, cënojnë interesin publik dhe dëmtojnë në mënyrë të rëndë interesat financiare të shtetit shqiptar, duke u siguruar përfitime të padrejta zyrtarëve të korruptuar dhe kompanive private.
Nga vlerësimi i kapaciteteve financiare dhe teknike të kompanive private të përfshira në këto dy projekte, rezulton se ato nuk kanë mundësi për t’i përfunduar ato me mjetet e tyre dhe, për pasojë, parashikohet marrja e kredive bankare.”
Basha madje informon Bankat per rrezikun qe do tu kanoset nga mos kthimi kredise prej ketyre kompanive, kur sic thote kreu demokrat kontratat e PPV te anulohen nga qeveria e drejtuar prej tij.
“Këto kompani nuk kanë mundësinë reale për të kthyer kredinë që do të kërkojnë nga ju, pas momentit të anullimit të financimit të paligjshëm shtetëror që kanë përfituar si pasojë e veprimeve korruptive.
Partia Demokratike e Shqipërisë dhe Opozita e Bashkuar, duke e vlerësuar të një rëndësie madhore për mbrojtjen e interesit publik, stabilitetin e sistemit bankar në vend, vlerësoi të arsyeshme të informojë bankën tuaj mbi fatin e shpejtë që do të kenë këto dy projekte korruptive”.
Kryeopozitari shkon edhe me tej me nje paralajmerim per bankat
“Financimi i të tilla projekteve, të cilat qartësisht kanë si qëllim pastrimin e parave të trafiqeve dhe korrupsionit, jo vetëm që s’duhet të lejohet, por do të përbënte dhe kriminalizimin e atij personi a institucioni që ka bashkëpunuar në këtë drejtim”.
Sipas Lulzim Bashes, PD ka një projekt të qartë dhe me masa drastike e konkrete për të luftuar këto fenomene dhe për të vënë përpara përgjegjësisë personat e përshirë në to. /abcnews.al