Basha: Largimi i Ramës i jep fund krizës

schedule16:15 - 2 Gusht, 2019

schedule 16:15 - 2 Gusht, 2019

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha akuzon kryeministrin Rama si njeriun përgjegjës për krizën e rëndë ekonomike që po kalon vendi. Në një takim me strukturat e PD në Peqin, kreu i opozitës, Lulzim Basha deklaroi se plani i Edi Ramës nga mëngjesi në mbrëmje është vetëm vjedhja.

“Nga mëngjesi deri në darkë plani i Edi Ramës është grabitja, vjedhja. Kjo është arsyeja se pse Shqipëria lëngon në krizën më të thellë ekonomike. Kjo është arsyeja pse shëndetësia, arsimi dhe gjithçka tjetër janë në kolaps. Kjo është arsyeja pse po përjetojmë emigracionin më gërryes dhe më të rrezikshëm se ai i fillim viteve ’90. Këta janë një grusht njerëzish të pamëshirshëm, biznesmenë parazitarë dhe grabitqarë, që nuk prodhojnë, nuk krijojnë por vetëm vjedhin dhe grabisin djersën, pronat e shqiptarëve, në bashkëpunim me Edi Ramën”, u shpreh Basha.

Duke iu referuar 30 Qershorit si një referendum popullor për ndryshim, kreu i opozitës u shpreh se ky ndryshim  do të vijë vetëm përmes largimit të Edi Ramës, duke i dhënë fund, bashkë me të, edhe bandës së oligarkëve dhe hajdutëve./ABC News Albania 24/7