Kryedemokrati Lulzim Basha i është përgjigjur ambasadorit të BE në Shqipëri Luigi Soreca i cili kërkoi përfundim të Reformës Zgjedhore para datës 31 Maj.
Basha thotë se PD dhe opozita e bashkuar janë të vendosur për të dhënë kontribut për zgjedhje të lira dhe të ndershme, dhe kushdo që minon garancitë për standardet zgjedhore nuk do integrimin evropian të vendit.
“PD dhe Opozita e Bashkuar janë të vendosur për kontributin tonë për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ato janë në interesin më të mirë të Shqipërisë. Kushdo që minon garancitë për standardet zgjedhore nuk do zgjedhje demokratike dhe as integrimin europian te Shqipërisë”, shkruan Basha./abcnews.al
PD dhe Opozita e Bashkuar janë të vendosur për kontributin tonë për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ato janë në interesin më të mirë të Shqipërisë. Kushdo që minon garancitë për standartet zgjedhore nuk do zgjedhje demokratike dhe as integrimin europian te Shqipërisë. https://t.co/gJxuX7uVLn
— Lulzim Basha (@lulzimbasha_al) May 30, 2020