Basha: Kukësi kryeson listën e varfërisë dhe papunësisë, qeveria të hapë qesen

schedule12:07 - 4 Dhjetor, 2020

schedule 12:07 - 4 Dhjetor, 2020

Lideri i Opozitës Lulzim Basha, këtë të premte është ndalur në Kukës, ku ka vizituar një punishte artizanale.

Basha është takuar me sipërmarrësen, duke u njohur me  shqetësimet si edhe aktivitetet e punishtes.

“Këtu qenka edhe punishte edhe shkollë edhe ekspozitë, por situata ekonomike është shumë e vështirë. Në këtë gjendje shteti ka detyrë të ndihmojë qytetarët. Kujtojmë se Kosova ka gjysmën e buxhetit të Shqipërisë dhe ka ndarë paketën e tretë. Kukësi është në krye të listës për varfërinë dhe papunësinë dhe qeveria duhet të zgjidhë qesen për qytetarët. Njerëzit e punës duhen mbështetur”, tha Basha.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!