Ndërsa për kreun e Partisë Demokratike Lulzim Basha, kapja e 613 kilogramëve kokainë është një kronikë e paralajmëruar. Në një mesazh të bërë publik në rrjetet sociale Basha shkruan se në mënyrë të përsëritur opozita ka denoncuar në Kuvend dhe në media se krimi i organizuar me mbështetje qeveritare, ka marrë nën kontroll trafikun e drogave të forta, kokainë dhe heroinë.
Me tej reagimi i kreut të opozitës vijon:
“Kjo ngarkesë rekord e kokainës nuk mund të kalonte nga Shqipëria pa garanci politike. Këtë paralajmëroi edhe Kryeprokurori i Antimafias de Raho të hënën në Tiranë, kur deklaroi se mafia ka lidhje me politikën shqiptare dhe ka pushtuar policinë.” Sipas Bashes, 613 kilogramët e kokainës, të kapura për shkak të partnerëve, janë tregues se Shqipërinë sot e drejton banda e kokainës, dhe se largimi i saj dhe krijimi i një qeverie anti-mafia është emergjencë kombëtare./abcnews.al
Basha: Kapja e 613 kg kokaine, e paralajmëruar nga PD
schedule12:29 - 28 Shkurt, 2018
schedule 12:29 - 28 Shkurt, 2018