Në një intervistë për Rai News, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha u shpreh ndër të tjera se vendimi ekstrem për djegien e mandateve është marrë në një situatë ekstreme. Lideri demokrat tha se nuk do të ketë më marrëveshje me Edi Ramën, pasi ai nuk e ka zbatuar asnjëherë.
“Ajo që bllokon procesin europian të shqipërsisë është bashkëpunimi mes qeverisë dhe krimit të organizuar që arriti të fitonte zgjedhjet me ndihmën e narko mafias, dhe grabit paratë e shqiptarëve për të çuar përpara këtë situatë”.
Kështu ka nisur intervistën e tij për Rai News, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha. Ai theksoi se djegia e madateve është një veprim ekstrem dhe nuk priste urime për këtë, por kjo është një këmbanë alarmi: “Ne kërkojmë një gjë: standardet dhe vlerat e demokracisë europiane dhe asaj amerikane. Në Europë dhe në vende të tjera demokratike, kur një kryeministër dhe qeveria e tij kapen duke vjedhur votat në bashkëpunim me krimin e organizuar, me fakte që janë transmetuar dhe nga mediat ndërkombëtare, kjo qeveri atëherë duhet të largohet. Dhe përgjegjësit duhet të përballen me drejtësinë”.
I pyetur nëse protesta e të enjtes do të ishte e dhunshme, Basha u përgjigj se opozita nuk e ka kërkuar asnjëherë dhunën, por situata në vend është shumë e rëndë, ka një nivel të lartë papunësie dhe varfërie dhe kjo ka zemëruar popullin, i cili tashmë e di se arsyeja e kësaj varfërie nuk është sepse vendi është i varfër, por sepse vendi dhe populli janë grabitur.
Ndërsa për reagimin e Lefter Kokës dhe ai pjesë e opozitës, i cili refuzoi të dorëzojë mandatin, Basha theksoi se kjo është një provë e qartë se si kryeministri Rama përdor presionin dhe korrupsionin për të frikësuar dhe blerë opozitën.
Për sa i përket apelit të ndërkombëtarëve, Basha iu kujtoi dhe njëherë miqve të Shqipërisë, se partia e tij lufton për demokracinë dhe ndarjen e pushteteve në vend por dhe për të ardhmen europiane e vlerat e saj.
Pasi po nuk u luftua krimi iorganizuar dhe korrupsioni për Shqipërinë nuk do të ketë vende europiane. Basha u kërkoi ndërkombëtarëve që të mos i kërkojnë shqiptarëve një gjë që popujt e tyre nuk do e pranonin asnjëherë. Pasi këto vendime ekstreme janë marrë si pasojë e një situate ekstreme.
Në fund i pyetur nëse do të mund të kishte një marërveshje të re mes tij e Ramës, Basha u përgjigj se kj nuk do të ndodhë pasi Rama nuk e ka respektuar asnjëherë atë marërveshje./abcnews.al