Basha ikën në SPAK, por jo nga PD/ Ish-kreu i PD: Pres rivendosjen e ligjit, sot rekurs në Gjykatë të Lartë

schedule15:11 - 23 Korrik, 2024

schedule 15:11 - 23 Korrik, 2024

Lulzim Basha shkon në SPAK, por nuk largohet nga Partia Demokratike.

Rruga për në SPAK mund ta cojë një thirrje rihapjes së dosjes së 21 janarit me 4 të vrarë në bulevard dhe kur Lulzim Basha ishte ministër i Brendshëm.

I pyetur këtë të martë, në konferencë, nëse në funksion të hetimit, thirret nga SPAK, a do të paraqitet, Lulzim Basha e dha përgjigjen vetëm me një fjalë:

“Pa diskutim”

Por ndarja e tij nga Partia Demokratike bëhet më e vështirë, sic duket, pavarsisht se zyrtarisht prej 11 qershorit, ka kryetar Sali Berishën. Basha nuk do iki nga grupi i Bardhit për një kohë të pacaktuar, duke forcuar spekulimet se në moment të fundit ai do mbetet në barkën e Sali Berishës.

Por Lulzim Basha po ndjek rrugën e nisur që prej qershorit, që të çojë sërish vulën e logon e PD-së në Gjykatë të Lartë. Kërkesa për rekurs për vendimin e Apelit, Lulzim Basha parajmëroi se do e çojë këtë të martë, në limetet e afatit, ndërkohë nuk ka sqaruar ende se si ai do të jetë pjesë e zgjedhjeve parlamentare të 2025/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!