Basha i prerë: Zgjedhjet e parakohshme e vetmja rrugë për të dalë nga kriza

schedule12:56 - 19 Nëntor, 2019

schedule 12:56 - 19 Nëntor, 2019

Kreu i PD, Lulzim Basha ka vënë sot sërish theksin tek zgjedhjet e parakohshme.

Gjatë një prononcimi për gazetarët pas takimit me Presidentin Ilir Meta dhe aleatët Basha tha se e vetmja zgjidhje për daljen nga kiza është mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme dhe vendore në të njëjtën ditë.

Nuk ka asnjë alibi për opozitën dhe shqiptarët për të vonuar zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe zgjedhjet vendore kushtetuese në një ditë si e vetmja rrugë për daljen nga kriza. Do marrim hapat e nevojshëm si opozitë për zgjidhjen  krizës që po shkatërron shpresën e shqiptarëve”, tha Basha.

Po ashtu Basha nënvizoi se mazhoranca po e përdor shtyrjen e afatit të Reformës Zgjedhore për tu hedhr hi syve shqiptarëve.

Shtyrja e afatit të komisionit të Reformës zgjedhore është për ti hedhur hi syve shqiptarëve dhe faktorit ndërkombëtar. Opozita nuk e mbështet shtyrjen për kalendat greke të Reformës zgjedhore. Javën e ardhshme opozita do të paraqesë propozimin e plotë për reformën zgjedhore. Për opozitën propozimet do jenë gati jo më vonë se fillimi i dhjetorit”, tha kryedemokrati.

Domosdoshmëria e zgjidhjes së krizës. Prej më shume se 2 muajsh opozita ka shprehur gatishmërinë për të kontribuuar përmes një dialogu transparent për një reformë zgjedhore dhe zbatimin e saj siç e kërkon Bundestagu.  Prej më shumë se 4 muajsh Rama e ka refuzuar dialogun dhe ndërmjetësimin ndërkombëtar të ofruar se paku në 8 raste nga afati ndërkombëtar”, shtoi Basha./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!