Basha ftoi drejtësinë ta hetojë, Berisha: Pyeteni pse u kthye nga Roma dhe s’shkoi dot në SHBA?

schedule13:28 - 14 Prill, 2022

schedule 13:28 - 14 Prill, 2022

Ndonëse drejtimin e PD nuk e ka më Lulzim Basha, ish-kryeministri Sali Berisha dhe ish-kryedemokrati vijojnë betejën kundër njëri-tjetrit. Në hyrje të seancës plenare, Berisha iu përgjigj Bashës pasi ky i fundit tha se drejtësia duhet të hetojë personat e shpallur non grata.

“Personi i vetëm në përballje me drejtësinë ndërkombëtare dhe shqiptare është Basha. Prandaj kur të dalë këtu pyeteni për çfarë u kthye nga Roma në Tiranë dhe nuk shkoi në SHBA. Sepse e ka të hapur dosjen Muzini nga FBI. Nëse shkonte përballej me ligjin, kjo ndodhte. Ju kur të dalin politikanët para jush duhet t’i pyesni mos hezitoni”, u përgjigj Berisha.

Në një prononcim për gazetarët nga oborri i Parlamentit, Berisha hodhi akuza ndaj Bashës teksa u shpreh se ai u nis drejt SHBA-së dhe u kthye pas në Shqipëri pasi sipas tij nuk shkon dot në Amerikë. Arsyeja sipas Berishës është dosja e hapur hetimore për paratë e rusëve. Berisha shkoi edhe më tej duke deklaruar se pas Kryeministrit Edi Rama dhe ministrave të qeverisë, Basha është personi i radhës që duhet të hetohet për afera konkrete.

Prononcimi i Berishës jashtë Kuvendit për mediat

“Mund t’ju them me përgjegjësi të plotë se ditën e enjte, pas emisionit Opinion, ku Edi Rama desh ia mbathi si i tromaksur si asnjëherë kur i doli në LED çështja e inceneratorëve. U ngrit. Pas këtij emisioni ai deklaroi se atij unë i kam mbyllur dosjen ruse. Ajo që në atë kohë unë e mohoja se është ruse, ajo, sipas Edi Ramës dhe sipas disa të dhënave të tjera, ka qenë ruse. është shumë thjeshtë e investigueshme, shumë thjeshtë e hetueshme. Merrni listën në Prokurori të sponsorëve të tij në SHBA dhe nëse del një prej tyre që thotë se unë i kam dhënë paratë Nick Muzinit. Asnjë”.

Pyetje: E keni cilësuar zotin Basha peng dhe për shkak të dosjeve nuk largohet. Po tani që ka dhënë dorëheqjen?

Sali Berisha: Tani që ka dhënë dorëheqjen ai është anëtar i grupit parlamentar. Ka një seri procesesh, ia ka krijuar vetes. Ka procesin me FBI, me drejtësinë belge, në mos ndërhyjë edhe ndonjë drejtësi tjetër pastaj.

Pyetje: Cilat?

Sali Berisha: Nuk e di. Por, afera është ndërkombëtare.

Pyetje: Për këto akuza keni një thirrje për SPAK për të hetuar zotin Basha?

Sali Berisha: Po bëni shaka? A nuk e mbylli dosjen SPAK-u? Edi Rama mbylli dosjen. A nuk tha Edi Rama që SPAK-u është i partisë. SPAK-u, tha, është krijesë e PS. Ata mbyllin dosjet, unë të kërkoj sërish të hapin dosjet, sa qëndron kjo?

Pyetje: I druheni thirrjes së PS për SPAK-un?

Sali Berisha: Absolutisht! Asnjë gjëje mbi tokë nuk i druhem. Sepse unë kam kodin tim të pathyeshëm. be.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!