Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka sjellë një fakt të ri mbi marrëveshjen që arriti me kryemnistrin Edi Rama në 17 maj të vitit të kaluar. Në emisionin “Opinion” në televizionin “Klan” kreu demokrat deklaron se me atë marrëveshje shmangu luftën civile.
Del një tjetër pikë e marrëveshjes që kryetarët e dy partive më të mëdha në vend nënshkruan në 17 majin e vitit të kaluar.
Është vetë Lulzim Basha që e tregon në sqarimimin që po i jepte gazetarit Lorenc Vangjeli në emisionin “Opinion” në televizionin Klan.
Është përfolur shumë në media e jo vetëm se cilat ishin të pathënat e marrëveshjes natën e 17 majit ku dëshmitarë të vetëm ishin Kryeministri Edi Rama dhe kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha.Orët më pas u pasua me deklarata në letër ku të gjithë të mund të lexonin pikat që kishin të bënin kryesisht me përbërjen e qeverisë së re teknike dhe angazhimin e palëve për zgjedhje me standarte demokratike.
Por marrëveshja përmbante edhe bashkëpunimin pas zgjedhjeve ku palët duhet të dakordësoheshin për reformën në drejtësi.Këtë i ka thënë vetë kreu i opozitës rreth 10 ditë më parë në një intervistë.
10 ditë më pas kryetari i demokratëve i thotë shqiptarëve se 18 maji nuk është vetëm ajo që kanë dëgjuar e lexuar deri tani, por është shmania e një lufte civile. Duket se ka ende ctë zbulohet nga marrëveshja Rama – Basha e cila gjithsesi ka vdekur sipas kryetarit të Partisë Demokratike./abcnews.al