Basha: Edi Rama është timonieri i vjedhjes së zgjedhjeve

15:39 | 20/06/201915:390

Në një deklaratë për shtyp në lidhje me përgjimet e BILD, kreu i patrtisë demokratike Lulzim Basha tha se në Shqipëri janë vjedhur të gjitha zgjedhjet që janë organizuar nga Rama. Sipas Bashës qeveria ka bashkëpunuar me trafikantë droge duke përdorur çdo mekanizëm për të vjedhur votën dhe se është timonieri i vjedhjes së zgjedhjeve.  Në Shqipëri janë vjedhur të gjitha zgjedhjet që ka organizuar Rama shtoi Basha.  Më tej Basha tha se qeveria ka bashkëpunuar me trafikantë droge dhe ka përdorur çdo mekanizëm për të vjedhur votën.

Rama kërkon ta bëjë qesharak megakrimin zgjedhor. Ndëshkimi i vjedhësve të votave është themeli izgjidhjes politike

Kanabizimi i Shqipërisë nga Edi Rama ka patur qëllim të qartë prodhimin e parave për t’i ndarë me pushtetarët dhe për të financur vjedhjen e zgjedhjeve.

I gjithë ky projekt ishte një projekt shkatërrues për vendin. Jo thjesht sepse prodhoi drogë, jo vetëm sepse kapi politikën nga krimi, por sepse ai shkatërroi ekonominë dhe mundësitë për shqiptarët e thjeshtë.

Ekonomia shqiptare tashmë është bërë e varur nga droga, njësoj si Edi Rama dhe banda e tij. Biznesi i ndershëm është në gjendje kolapsi dhe të vetmit që bëjnë hajër janë biznesi i lidhur dhe i financuar me paratë e drogës. Pasojat janë papunësia në nivele rekord, varfëria dhe depresioni ekonomik dhe social.

Por këto pasoja do të jenë edhe më të rënda, nëse nuk ta ndalim tani këtë makineri kriminale, të drejtuar nga Edi Rama.

Reagimi arrogant i Edi Ramës dhe bashkëkriminelëve të tij zgjedhorë, me përpjekjet e tyre për ta normalizuar dhe bërë qesharake, ka për qëllim ta mohojë këtë megakrim me shpresë se shpejt do të harrohet.

Dua t’i them atij dhe të gjithë të tjerëve. Asgjë nuk do harrohet.

Asgjë nuk do të tolerohet. Çdo krim do të ndëshkohet.

Rruga drejt normaliteti politik dhe shoqëror në Shqipëri kalon nga nxjerrja e të gjithë përgjegjësve para drejtësisë.

Asnjë hap politik, asnjë zgjidhje politike në Shqipëri nuk do të bëhet pa patur në themel të saj ndëshkimin e të gjithë atyre që kanë vjedhur votat e shqiptarëve.

Asnjë marrëveshje politike për daljen nga kriza nuk do mund të arrihet, nëse pika numër 1 e saj nuk është ndëshkimi i vjedhësve të votave.

Kjo kupolë kriminale do të mbajë përgjegjësi për të gjitha vjedhjet dhe krimet që u ka bërë shqiptarëve.

Të gjithë anëtarët e saj do të jenë para drejtësisë së pavarur.

Ata që nuk e kuptojnë këtë janë naivë”, tha Basha./abcnews.al


Për t’u bërë pjesë e grupit klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI ABC NEWS ALBANIA: https://www.facebook.com/groups/AbcNewsAlbaniaGroup

Të lidhura

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono