Kryetari i PD Lulzim Basha ishte pranë protestuesve në zonën e unazës. Ai gjithashtu dha dhe një deklaratë për mediat.
Lulzim Basha: “Edi Rama mban përgjegjësi për dhunën e ushtruar ndaj banorëve, do ta paguajë dhunën që ka shkaktuar disa viktima. Ai do të paguajë edhe për gishtat e polices së plagosur. Po përpiqet të mbulojë vjedhjen prej 40 milionë eurosh po përdor policinë në këtë mega aferë korrupsioni, po përdor propagandën për të vendosur popullin dhe policinë përballë. Ai po grabit 40 milionë euro të shqiptarëve. Opozita ishte pranë qytetarëve, kam qenë dhe do jem pranë tyre. Ai nuk njeh vija të kuqe, vetëm vija të bardha. Policinë e çoi të patrajnuar që të kapte kapsollat. Dhunën e filloi Edi Rama në Kuvend. Ai është kryehajdut dhe kryemashtrues, i cili përdor sharje raciste kundër popullit të tij. Policia duhet të jetë në anën e ligjit. Këtë që po bëjmë sot do të vazhdojmë ta bëjmë”./abcnews.al
Basha: Edi Rama do të paguajë për dhunën që ka shkaktuar
schedule17:25 - 22 Nëntor, 2018
schedule 17:25 - 22 Nëntor, 2018
