Basha-Ramës: “Nuk ka bashkëpunim nga PD me keqbërës që shkelin kushtetutën”

schedule15:29 - 11 Dhjetor, 2017

schedule 15:29 - 11 Dhjetor, 2017

“Nuk do të ketë asnjë bashkëpunim nga PD me keqbërës që shkelin Kushtetutën”.

Është ky qëndrimi i kreut të demokratëve, Lulzim Basha, lidhur me ftesën e kyreministrit Edi Rama për t’u ulur në tryezë e për ta zgjidhur bashkarisht vakuumin e krijuar me postin e Kryeprokurorit. Ftesa e kryeminimstrit erdhi njëkohësisht me nisjen e procedurës nga Kuvendi për shpalljen e vakancës dhe miratimin vetëm nga socialistët të formulës që zgjedh prokurorin e përgjithshëm të përkohshëm, të debatuar edhe në komision nga demokratët si lëvizje antikushtetuese, kjo edhe pasi socialistët e shohin të panevojshëm Vettingun e kryeprokurorit të përkoshëm.

“Rama do të zgjedhë apo të emërojë një prokuror pa bërë Vetting. Përgjigja është e qartë për çdo shqiptar. Me ligjin që vetëm Rama ka caktuar, ky prokuror do të ketë fuqi të transferojë apo pezullojë prokurorët dhe të bëjë vlerësimin apo rivlerësimin e tyre”.

E gjitha kjo ka një arsye, thotë Basha, dhe ajo është legjitimimi i kapjes së reformës në drejtësi dhe shkeljes së kushtetutës në paqe.

“Edi Rama ja ka dalë të sabotojë procesin e KLP dhe tani na fton të shkelim Kushtetutën me qëllim që të ketë një prokuror nën hyqmin e tij që do të bëj të mundur jo luftën kundër krimit por mbrojtjen e krimit dhe kriminelëve”.

Duke mos harruar 74 votat që kryeministri ka në Parlament, Basha flet me “nëse”.

“Nëse Edi Rama vepron në kundërshtim me kushtetutën për të shtenë në dorë prokurorin e përgjithshëm, do të përballet me përgjigjen më të fuqishme politike nga opozita”./abcnews.al

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!