Nis sot zyrtarisht fushata për zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 Marsit në 6 bashki të vendit që kishin mbetur pa kryetar. Kreu i PD e ka çelur fushatën nga qyteti i Shkodrës aty ku garon me kandidatin Xhemal Bushatin.
“Dy dashni kanë shkodranët, PD-në dhe Vllazninë. Xhemal Bushati është kandidati më i mirë për Shkodrën. Jam krenar që është kandidati i PD-së për Shkodrën. Është njeriu që është kujdesur me zemër dhe me shpirt për qytetarët e Shkodrës”, tha Basha.
“Askush nuk i rren shkodranet, nuk e ka bërë Enver Hoxha për 50 vjet, e nuk mund ta bëjë askush sot. Xhemal Bushati është kandidati më i mirë për Shkodrën”, tha Basha.
Në garë janë 20 kandidatë nga Partia Socialiste, Partia Demokratike dhe Koalicioni i Lirisë, ku përfshihen grupi i rithemelimit, LSI dhe PDK. Në dy bashki Durrës e Dibër futet në listë edhe partia “Lëvizja e Re”.
Bushati do të jetë në garë me 2 kandidatë të tjerë në zgjedhjet e 6 Marsit. Ai do të ketë përballë Bardh Spahinë nga “Shtëpia e Lirisë” dhe Majlinda Angonin që garon në radhët e PS-së.
/abcnews.al