Basha e Balla në 10 Korrik përballë njëri- tjetrit

schedule12:46 - 29 Qershor, 2018

schedule 12:46 - 29 Qershor, 2018

Dy ditë pasi deputeti Taulant Balla paditi për “shpifje” kreun e PD, Taulant Balla, Gjykata për Krimet e Rënda caktoi datën 10 Korrik për seancën e parë të gjyqit. Padia, ku Balla pretendon se Basha ka shpifur kur lidhi emrin e tij me 3.4 milionë eurot e bllokuara në portin e Durrësit do të shqyrtohet nga gjyqtari Luan Hasneziri.

Ora 13:00 e 10 korrikut pritet t’i gjejë kryeopozitarin Lulëzim Basha dhe kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, përballë njëri-tjetrit në një sallë gjyqi të Krimeve të Rënda.

Togat e zeza të Krimeve kanë caktuar këtë datë për zhvillimin e seancës së parë gjyqësore të shqyrtimit të padisë për “shpifje” të bërë nga deputeti Balla kundër drejtuesit të Partisë Demokratike.

Përmes padisë së depozituar të mërkurën tek Krimet e Rënda deputeti Balla pretendon se Basha ka shpifur, kur ka lidhur emrin e tij me “Toyotat Yaris” dhe eurot që u sekuestruan me pas në Portin e Durrësit. Fillimisht Balla i referohej si shpifje kësaj deklarate të Bashës në sallën e Kuvendit.

Padia e depozituar nga Balla do të shqyrtohet nga gjyqtari Luan Hasneziri. Sipas nenit 120 të Kodit Penal, ku është bazuar padia, përhapja e qëllimshme e thënieve, si dhe çdo informacion tjetër, duke e ditur se janë të rreme, që cënojnë nderin dhe dinjitetin e personit, dënohet me gjobë nga pesëdhjetë mijë gjer në 1.5 milionë lekë. Kur vepra kryehet botërisht, në dëm të disa personave ose më shumë se njëherë dënohet me gjobë nga 50 mijë në 3 milionë lekë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!