“Basha duhet ta denonconte Berishën”, Çupi: Krimi më i madh shtetëror që është kryer në Shqipëri ka dy bashkëautorë

schedule21:01 - 18 Janar, 2024

schedule 21:01 - 18 Janar, 2024

SHQIPËRI- Dekretimi i ndryshimeve në Komisionet Hetimore nga Kreu i Shtetit, Bajram Begaj, ka ndezur sërish debatin në politikën shqiptare.

Analisti Skënder Minxhozi, në Real Story tha se sjelljet e Rithemelimit dhe Foltores dhe kaosi që shkaktojnë në institucionet e Kuvendit janë të papranueshme dhe të dëmshme për shoqërinë.

“Në sjelljen e tij politike nuk ka asgjë keq ardhëse, krejt e kundër. Flas për një histeri politike të z. Bardhi. Sjellja ndaj Flutura Acka, ishte thjeshte skandaloze dhe e papranueshme. Se si mund ti ulëras dy grave në sy të kamerave, nuk e di dhe nuk e kuptoj këtë shpërthim emotiv të Gazment Bardhit. Ai është krejtësisht jashtë rolit që duhet të këtë një kryetar grupi, që duhet të këtë rolin e balancës. Këta politikanë që janë trima me gratë dhe të përulur me ndërkombëtarët. Bardhi po tregon një rol anormaliteti me rolin që duhet të kishte dhe mua po më bën përshtypje”, tha ai.

Analisti Frrok Çupi, shkoi më tej, kur thotë se për spektatorët, Basha dhe Berisha janë dy emrat, të cilët kanë qenë bashkëpunëtorë në krimin e madh shtetëror që është kryer në Shqipëri dhe që lidhet me 21 janarin.

Sipas tij, publiku do duhet të shikonte që Basha të merrte iniciativën për të denoncuar Berishën dhe të ishte një prej dëshmitarëve të drejtësisë, për krimin, si pasojë e të cilit u ekzekutuan katër protestues të pafajshëm para godinës së kryeministrisë.

“Kam frikë se luhatjet e  Bashës, që kanë luhatje të gjithë këtë për arsyet e tyre. Pas kësaj, gjoja.. dhe kanë një frikë dhe një mendim se me dhunën mund të mbrojnë krimin, këta mendojmë se ditën që do t’i thërrasë SPAK do jenë në luftë politike. Të gjithë këtë, përfshirë dhe Lulin, nuk gjejnë orientimin për t’u bërë të dobishëm për politikën e ditës. Nuk ka ndryshim dhe kam shumë frikë se ai i ruhet 21 janarit. Berisha dhe Basha akoma nuk e kanë prekur njëri tjetrin. Krimi më i madh shtetëror që është kryer në Shqipëri ka dy bashkautorë, të paktën për ne si spektatorë. Do donim ta shikonim që ta denonconte Berishën dhe të ishte një dëshmitar në drejtësi, por as njëri as tjetri nuk po bëjnë asnjë hap përpara. As njëri dhe as tjetri nuk e kanë thënë fjalën që duhej të thuheshin në publik”, tha ai./ n.m.abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!