Basha: Drejtësia që nuk vepron është propagandë e narko shtetit

schedule16:20 - 19 Mars, 2018

schedule 16:20 - 19 Mars, 2018

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha në përfundim të takimit me deputetët e grupit parlamentar që drejton tha për mediat se rendi dhe siguria, si dhe sistemi i drejtësisë kanë qënë temë kryesore e diskutimit. Drejtësia që nuk heton shkelësit e ligjit të veshur me pushtet sipas Lulzim Bashës nuk është gjë tjetër vecse propagandë e krimit të infiltruar në sistemin e drejtësisë.

Ditën e konstituimit të komisionit hetimor “Tahiri” të kryesuar nga vetë ata, demokratët i  kushtuan pjesë të mbledhjes së grupit parlamentar, pikërisht kësaj çështjeje. Në përfundim të mbledhjes që zgjati rreth 2 orë, kryetari i opozitës, thirrjen drejtuar qytetarëve, indirekt ia çoi organeve të zbatimit të ligjit.

Rastit të kryetarit të Bashkisë Lezhë, demokratit të lënë në arrest shtëpie nga Gjykata teksa hetohet për “shpërdorim detyre”, Lulzim Basha i vjen me një krahasim.

Një drejtësi e cila nuk vepron mbi rastet e denoncuara me fakte sipas Lulzim Bashës është tregues i qartë i infiltrimit të narko-shtetit në sistemin e drejtësisë. /abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!