Basha: Durrësit do i ofrojmë kandidatin më të denjë për bashkinë

schedule23:29 - 22 Janar, 2022

schedule 23:29 - 22 Janar, 2022

Lideri i PD-së, Lulzim Basha tha sot se Durrësit do i ofrojë kandidatin më të denjë për kryetar bashkie për zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit. Me figurën që do të zgjedhim, tha më tej Basha, PD do të bëjë kontrastin më palën tjetër, referuar shumicës socialiste.

Ju siguroj që PD, dega e Durrësit, në mënyrën më gjithëpërfshirëse dhe transparente, do t’i ofrojë Durrësit personin më të denjë që edhe pse ky është një proces zgjedhjesh të pjesshme lokale të përfaqësojë kontrastin e madh që sot ndodhet kudo në Shqipëri, midis një pakice absolute që Durrësin, pronat e qytetit dhe portin e shohin si plaçkën e tyre personale dhe durrsakët si skllevërit e tyre dhe PD-së e përfaqësuesve tanë që mezi presin momentin që bashkë me shqiptarët, t’i kthejnë dinjitetin e nëpërkëmbur dhe të drejtat e mohuara të durrsakëve dhe gjithë shqiptarëve” tha ai.

Gjatë fjalës së tij brenda sallës ku dëgjoi dhe foli përpara demokratëve, Basha ishte i vetëdijshëm se Sali Berisha do të dalë me kandidatë në këto zgjedhje.

Zgjedhjet e 6 marsit do i përballim të bashkuar dhe vendosur për t’u treguar rrugën drejt së ardhmes, se refuzojmë hipokrizitë, cfarë primaresh do të bësh për dy ditë? Ti e ke zgjedhur kush është kandidati. Kur i pyete demokratët? A ka njeri në Durrës që nuk e di si bëhen kulisat e Foltores? Kështu do të vazhdojmë ne? Jo. Me gënjeshtra, mashtrime? Kështu nuk ecet përpara” tha ai.

Në bashkinë e Durrësit, kryetarja e komanduar Emirjana Sako pritet të jetë kandidatja e socialistëve për të përmbyllur mandatin. Kreu i degës së PD në Durrës, Luan Hoti i është vetëofruar Lulzim Bashës si kandidat për bashkinë, teksa grupi i Berishës pritet të shkojë drejtë emrit të ish-numrit 2 të degës Durrës, Ardjan Muka./ Abcnews.al