Basha: Do i kthejmë dinjitetin fermerit, për të rinjtë që vijnë nga këto familje zero tarifë në universitet

schedule18:43 - 8 Prill, 2021

schedule 18:43 - 8 Prill, 2021

Teksa u takua me disa të rinj në Divjakë, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha deklaroi se për të gjithë ata që vijnë nga familje me të ardhura më pak se 640 mijë lekë në muaj do të zërohen tarifat e universitetit në master dhe bachelor. Basha shtoi se qeveria do të marrë përsipër shpenzimet për transport dhe konvikt të të rinjve që vijnë nga familje në vështirësi ekonomike.

Ndalur tek bujqësia, kreu i PD u shpreh se ashtu si Kosova dhe Maqedonia me ardhjen në pushtet të demokratëve, Shqipëria do ta vazhdojë me minimumin 100 mijë euro në vit subvencione që do të shkojnë direkt tek fermerët.

“Ata që ndër ju e duan tokën dhe e duan jetën e fermerit, blegtorinë dhe duan të jetojnë me tokën e të parëve të tyre, do ju jepet mundësia të jetoni jo si skllevër por si shtresë e mesme. Si në Maqedoni dhe në Kosovë. Ne në planin tonë do bëjmë asgjë më pak që bën Kosova dhe Maqedonia.

Fermerët e Kosovës janë dinjitozë me kokat lart dhe xhepat plot. Angazhimi I parë që edhe Shqipëria ta vazhdojë me minimum 100 mijë euro në vit që do të shkojnë drejtpërdrejtë te fermerët. Shumë shpejt edhe fermeri I Divjakës do jetë i pavarur nga ana financiare. Brezi i parë që do I ndjejë këto përfitime janë ata që kanë vendosur t’i dedikohen bujqësisë.

Për ju që për arsye të ndryshme keni pasione të tjera, dua t’ju them që reforma juaj në arsim do mundësojë që të mos mbeteni pa studiuar.

 Tarifat do të zerohen për bachelor dhe master do të zerohen për të gjithë ata  që vijnë nga familje me më pak se 640 mijë lekë të ardhura në muaj. Për ata që janë në vështirësi ekonomike qeveria do marrë përsipër koston e konviktit dhe transportit. Kohët po rrjedhin shpejt”, tha Basha./mv.abcnews.al