“Basha dezertor lufte”, Meçe: Në PD luftë bërrylash! Një celulë brenda partisë, po përgatit diçka të pandershme

schedule14:07 - 25 Maj, 2023

schedule 14:07 - 25 Maj, 2023

Duke analizuar situatën në dy grupimet e PD, analisti Arben Meçe, tha për Tirana Live në ABC Neës se si Lulzim Basha, Gazment Bardhi apo edhe Jorida Tabaku janë të paqartë për pozicionin e tyre në marrëdhënie me Berishën.

“Janë deklarativë, por në momentin e kur u bë lufta ata kishin ikur nga llogoret, braktisën atë parti. Nuk kanë dhënë ndonjë provë që janë faktorë që minimalisht janë në opsionin e riorganizimit të PD, sepse nuk kanë moral për ta bërë një gjë të tillë.” tha ai ndërsa shtoi se të tre, Basha, Bardhi e Tabaku janë pjesë e një strukture që ka pikëpyetje si ekziston.

Për Meçen, Basha nuk e ka as moralisht PD-në, dhe vijon me statusin dezertor i luftës.

“Statuti i Bashës në këto momente është dezertori, pra e la ushtrinë dhe e humbi moralin për të qenë lideri juridik i grupimit.
Vijon i mbetet statusi dezertor i luftës. Ai është një rikthim që nuk ka për prodhuar asgjë. Ai duhet të qartësojë pozicionin e tij në politikë.”- vijoi më tej Meçe.

“Cështja kryesore në PD në të dy grupimet, është largimi pa kusht i Berishës, gjë që nuk ka gjasa të ndodhë. Por edhe ajo luftë brylash në PD që iu bë Alibeajt, të shpie në atë që një celulë brenda kësaj partie, në mungesë totale sinqeriteti dhe morali, po përgatit dicka të pandershme. Nëse kjo ndodh s’kemi gjë tjetër vecse një skemë të Berishës për rikthimin e tij në politikë.” vijoi Meçe.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!