Basha çon në gjykatë ndryshimet në statutin e PD-së

schedule11:02 - 14 Dhjetor, 2021

schedule 11:02 - 14 Dhjetor, 2021

Partia Demokratike ka depozituar pranë Gjykatës së Tiranës kërkesën për ndryshimet e statutit të partisë. PD mësohet se ka bërë kërkesë për pasqyrimin e ndryshimeve të statutit të Partisë dhe të organeve të reja.

Ndryshimet në statutin e Partisë Demokratike u miratuan më 17 korrik në mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të kësaj force politike.

Abc mëson se kërkesa e PD është regjistruar në gjykatë dhe do t’i nënshtrohet shqyrtimit gjyqësor.

“Çështja është regjistruar dhe shortuar pranë kësaj gjykate dhe do t’i nënshtrohet shqyrtimit gjyqësor në bazë të ligjit. Gjyqtare e çështjes është Znj. Blerina Muça”./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!