Basha: Krimi i ka siguruar Ramës 10 deri në 15 mandate parlamentare

schedule13:22 - 25 Tetor, 2018

schedule 13:22 - 25 Tetor, 2018

“Krimi i ka siguruar Edi Ramës 10 deri në 15 mandate përmes kërcënimit, grabitjes dhe blerjes së votës duke kthyer kriminelët në faktorin kryesor elektoral në vend.” Deklarata erdhi nga kreu i opozitës Lulzim Basha, sipas të cilit janë sërisht dokumenta zyrtarë ato të cilat nxjerrin në dritë marrjen e pushtetit nga Edi Rama në këtë formë.

“Përgjimet kanë nxjerrë në dritë faktin se kriminelët e grupit të rrezikshëm Avdylaj kanë punuar për grabitjen e votave për llogari të PS, Vangjush Dakos dhe deputetëve të Edi ramës”.

E njëjta gjë në Fushë-Krujë me Rrajat, në Lezhë me Ndokën, Kavajën e Elvis Rroshit dhe Gent Dajës, Elbasanin e Qazim Sejdinit dhe dosjen e Dibrës ku hetohen për vjedhje votash me përfshirjen e Ulsi Manjës, Damian Gjiknurit dhe Saimir Tahirit, thekson kryeopozitari Basha, sipas të cilit një pushtet që buron nga krimi do të punojë për kriminelët dhe pasqyrën më të qartë të saj e sheh tek akuzat, të akuzuarit dhe ata që shpëtojnë prej tyre.

“Sot një gazetar dhe një deputet i opozitës janë nën hetim sepse kanë denoncuar një kriminel; kryetari i opozitës thirret në prokurori se ka denoncuar një kriminel në Fushë Krujë, dhe thirret sërish në prokurori se ka nxjerrë sekretin që Taulant Balla është garant politik i pastrimit të parave.

Kush nuk është sot nën hetim: Vangjush Dako, Taulant Balla, Qazim Sejdini, Ervis Çyrbja, Damian Gjiknuri dhe të tjerë politikanë të lidhur me krimin”.

Dekriminalizimi i zgjedhjeve dhe ndarja e politikës nga krimi janë prioritete absolute të Partisë Demokratike, thekson Basha, i cili në funksion të akuzave ndaj socialistëve por edhe organit të prokurorisë shtron disa pyetje.

“Kush bën presion që mos arrestohe Dako, a po hidhen miliona.”

Partia Demokratike është e gatshme që sëbashku me aleatët e saj të përballet në zgjedhje dhe të fitojë por prioritet është rikthimi i zgjedhjeve të lira e të ndershme, përfundoi kreu i selisë blu./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!