Basha braktis sallën, Tabaku: Qeveria e korruptuar do të na ketë përballë me gjithë të metat tona

schedule18:10 - 16 Shtator, 2021

schedule 18:10 - 16 Shtator, 2021

Opozita në Parlament vijon të kërkojë praninë e kryeministrit Edi Rama ndërsa kryedemokrati është larguar nga salla.

Gjatë fjalës së saj, deputetja Jorida Tabaku, ndërsa bëri një analizë të tetë viteve të qeverisjes së Edi Ramës u shpreh se të gjithë ata që menduan se me vendosjen e një zonjë në krye të Kuvendit, do të ndryshonin gjerat, mund ta shohë sot se situata qëndron ndryshe.

Zonja Tabaku deklaroi ndër të tjera se programit të qeverisë “Rama 3” nëse heq propagandën, mbetet vetëm “Open Balkan”, PPP-të, vjedhja dhe korrupsioni.

Sipas saj, kaq është vizioni i qeverisë dhe kaq do të jetë në katër vitet në vijim. Megjithatë, Jorida Tabaku theksoi se qeveria do ta ketë përballë opozitën me të “gjitha të metat dhe gabimet e tyre.

“Opozitën do ta keni përballë me të gjithë të metat dhe gabimet tona. Është e vetmja shpresë për këtë vend…” /abcnews.al/