Kryedemokrati ka shkëmbyer batuta me gratë e Lidhjes së Gruas Demokrate gjatë një takimi të zhvilluar gjatë mesditës së sotme në një lokal në kryeqytet.
Basha mori fjalën teksa fliste, nënkryetarja e PD Grida Duma e cila tha se një prej anëtarëve të Lidhjes së Gruas Demokratike i çon çdo ditë këngë dhe lule. “Mua më çon në inbox, këngë edhe lule”, tha ajo.
Në këtë fjalë Basha ndërhyri duke ironizuar edhe situatën e krijuar në PD pas përplasjeve të brendshme. Ai i kërkoi Dumës të shkëmbejnë bashkë mesazhet pasi atij i çojnë vetëm grushte dhe flakë.
“M’i nis dhe mua ato mesazhe se mua zotërinjtë më çojnë grushte, flakë. Më mirë me këngë dhe me lule”, tha Basha. m.v/abcnews.al