Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha zhvilloi takime me banorët e Paskuqanit ku dëgjoi nga afër hallet e dhe problemet e këtyre banorëve. Basha shfrytëzoi rastin duke iu bërë ftesë që t’i bashkohen protestës së 16 Marsit, ku sipas tij vetëm të bashkuar mund ta largojnë kryeministrin Rama nga pushteti.
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zgjedhur që gjatë së shtunës të njihet nga afër me problemet e banorëve dhe tregtarëve të Paskuqanit, të cilët iu ankuan për taksat e larta dhe të papërballueshme.
Teksa bashkëbisedoi me banorët dhe tregtarët Basha premtoi se me ardhjen e PD në pushtet, qytetarët do të lehtësohen nga taksat, siç është edhe ajo e Rrugës së Kombit
Basha foli me tone të ashpra për lidhjen e qeverisë me oligarkët dhe krimin ,të cilët sipas tij pasurohen çdo ditë në kurriz të shqiptarëve
Kreu i PD, Basha u bëri thirrje banorëve të Paskuqanit t’i bashkohen protestës së 16 marsit që të largojnë Ramën dhe të krijojnë një qeveri për popullin./abcnews.al