Basha: Balla të shkojë para drejtësisë

schedule21:03 - 26 Shtator, 2018

schedule 21:03 - 26 Shtator, 2018

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha pas publikimit të dëshmitarit Emilian Nuho tha se ky është një krim monstruoz ndaj një vajze të panjohur. Kreu i demokratëve deklaroi se ky është një krim shtetëror dhe duhet të dalin para drejtësisë, Rexhep Rrahja, Artur Bushi dhe Taulant Balla.

Partia Demokratike publikoi të plotë intervistën e nënkomisarit të policisë së shtetit Emiliano Nuhu në të cilën ai dëshmonte për kërcënime, që i ishin bërë nga deputetë dhe përfaqësues të Partisë Socialiste ne komisariatin e Krujës. Pas transmetimit kryetari Lulzim Basha kërkoi që personat e përmendur nga ish-efektivi i policisë të vihen përpara drejtësisë.

“Para drejtësisë duhet të dalë jo vetëm sadisti çnjerëzor Rexhep Rraja, por edhe pushtetarët që i dhanë mbrojtjen shtetërore kriminelit: Rrahman Rraja, Artur Bushi dhe Taulant Balla, ky i fundit një politikan bandit i zhytur në botën e krimit”.

Basha iu drejtua edhe trupit diplomatik të mos qëndrojë në heshtje dhe të parandalojë përshkallëzimin e situatës drejt një përplasje civile.

“I bëj thirrje komunitetit ndërkombëtar që të mos mbyllin sytë sërish, por të shohin nivelin alarmant të kapjes së shtetit nga krimi i organizuar, për të mos u bërë me heshtjen e tyre mundësuesit e kriminalizimit të shtetit.

Heshtja dhe iluzionet e rreme mundësuan drogën dhe krimin në politikë, por sot kjo heshtje rrezikon të çojë në përplasje shoqërore: kur shtetin e kap krimi, qytetarëve ju mbetet vetëm dhuna për të mbrojtur jetën dhe fëmijët e tyre”.

Basha u bëri thirrje qytetarëve të ngrenë zërin dhe të dënojnë ashpër atë që sipas tij është një krim shtetëror. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!