Kryetari Partisë Demokratike Lulzim Basha njoftoi nisjen e turit kombëtar për rininë. Në fjalën e tij në bashkëbisedimin me të rinjtë, kreu demokrat theksoi se ky tur do të shtrihet anembanë vendit, për të çuar deri në fund betejën me një fitore për çdo shqiptar.
“Do ta çojmë deri në fund betejën që kemi nisur me një fitore për çdo shqiptar. Sot shënon nisjen e turit kombëtar për rininë që do të shtrihet anembanë vendit dhe këtë do ta bëjmë me një prani të nderuar me miqtë tanë nga Gjermania, partisë sonë simotër, partisë së kancelares Merkel”.
Ky vend për kryedemokratin Basha ka të gjithë potencialin për mirëqënie dhe zhvillim dhe Partia Demokratike, tha ai ka të gjithë forcën dhe vizionin për t’ia arritur, duke vënë rininë dhe interesat e vendit të parat.
“Ky vend e ka gjithë potencialin për të krijuar mirëqënie, punësim, duke bërë të mundur disa gjëra të thjeshta dhe esenciale, mundësi për të gjithë qytetarët, klimë të mirë për kompanitë, biznesin refomë të thellë në arsim ku në qendër të jetë studenti, nxënësi dhe e ardhmja e tij.
Na duhet një qeveri për të vënë rininë të parët dhe jo interesat e pushtetit që e kanë tradhëtuar interesin e qytetarëv shqiptarë. Ne e kemi këtë vizion, forcë, fuqi dhe pasion e kemi treguar për gjithë vendin dhe rininë”.
Basha kërkoi nga të rinjtë që t’i dëgjojë për aspiratat e tyre, në mënyrë q ëtë rikthet shpresa në Shqipëri.
“Dua t’ju dëgjoj e të përfitoj duke ju dëgjuar shpresat, aspiratat tuaja për ne dhe jo vetëm do marrë fuqi mendimi juaj, por do jeni bashkëudhëtarë në rrugëtimin tonë, në bërjen realitet të çdo zotimi dhe kryesori është ta kthejmë shpresën në Shqipëri. T’i kthejmë shpresën rinisë përmes klimës së biznesit që të ketë mundësi të konkurojë me dinjitet dhe të krijojnë vende pune në vend, që të mos largohen, e cila u bën ju të zgjidhni dhe këtë potencial sëbashku ta bëjmë shumë shpejt realitet. Për të bërë vendin tonë, vendin ku gjithsecili të ndihet në shtëpinë e tij”. /abcnews.al