Kryetari i Partisë Demokratike ka shigjetuar organin e akuzës në një postim në rrjetet sociale pasi sipas tij, Prokuroria ka refuzuar të hapë hetimet për Edi Ramën, edhe pse ai mashtroi publikisht se kishte bërë ekspertizë private të audiopërgjimit, me qëllim të qartë që të mbronte vëllain e Xhafës, e të ndikonte e kërcënonte organet e drejtësisë që të mos hetonin. Sipas Bashës prokuroria ka refuzuar të marrë nën hetim Ardi Veliun dhe Taulant Ballën për këtë çështje. E njëjta prokurori vijon Basha, që burgosi kuksianët, e burgos përditë njerëzit e thjeshtë për shkeljet më të lehta, që heton gazetarët kritikë dhe kundërshtarët politikë.
“Në Shqipëri janë vendosur dy drejtësi: një për Edi Ramën dhe kriminelët dhe një tjetër për popullin. Edi Rama dhe kriminelët janë mbi ligjin, kurse mbi popullin ushtrohet dhunë duke abuzuar ligjin. Kësaj “drejtësie” do t’i vijë fundi shumë shpejt!”, përfundon postimi i kryetarit të PD Lulzim Basha në Facebook. /abcnews.al