Basha – Ahmetaj përballje me shifra në facebook për biznesin

schedule10:16 - 10 Shkurt, 2018

schedule 10:16 - 10 Shkurt, 2018

1747 biznese mbyllën qepenat për të mos i hapur më. Ishte ky denoncimi i kreut të opozitës Lulzim Basha në rrjetin social Facebook, ku publikoi shifrën zyrtare sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve për muajin janar, ku sipas tij krahasimisht me një vit më parë janë 54% më shumë. Lulzim Basha i cili postimin e shoqëron me një grafik dhe një sfidë: zgjidhni vetë kujt i besoni, dokrrave që predikon Rama për rritje e mirëqënie apo vendimit që kanë marrë në janar 1747 biznese.

Në replikë përmes të njëjtit rrjet social, atij facebook, i erdhi ministri i Financve dhe ekonomisë Arben Ahmetaj, i cili shifrës së bizneseve të ç’regjistruara të afruar nga Lulzim Basha i heq 1000 duke përllogaritur se në fakt janë ç’rregjistruar vetëm 732 biznese në janar 2018 dhe në po këtë periudhë 2394 të reja janë regjistruar. Sipas kësaj llogarie 1662 janë bizneset e reja në ekonomi.

./abcnews.al