Basha: 30 qershori është tentativë për grusht shteti

schedule19:24 - 21 Maj, 2019

schedule 19:24 - 21 Maj, 2019

Në takimin e sotëm të zhvilluar në Berat kreu i demokratëve, Lulzim Basha, ka deklaruar se 30 qershori është një tentativë për grusht shteti. Ai gjithashtu theksoi se procesi zgjedhor që ka filluar është i manipuluar, fals dhe me një opozitë fals.

30 qershori është një tentativë për grusht shteti kushtetues. Kundër kushtetuës nuk është opozita, por Edi Rama, që ka asgjësuar gardianët e Kushtetutës, Gjykatën e Kushtetuese. Kundër kushtetutës është procesi monist i manipuluar, me emërim të opozitës fallco, me kandidatë fallco, kundër kushtetutës është procesi me 1.4 milionë karta identiteti. Bashkimi i shqiptarëve me opozitën është akti më kushtetues në shërbim të interesave më të mira të Shqipërisë. Bashkimi më i madh popullor ka tmerruar pakicën e Edi Ramës me krimin dhe oligarkët. Kurrë nuk ka qenë një bashkim popullor më i madh se ky. Kurrë nuk ka qenë më e tmerruar, më e çoroditur, më në panik, pakica që kemi përballë. Pakica e Edi Ramës dhe e një grushti banditësh dhe horrash, të cilët për 6 vite me radhë ishin padronët, zotërit në shtëpinë e shqiptarëve, kapën të gjithë pushtetet, ulën në sofër krimin, asgjësuan drejtësinë e pavarur dhe shkatërruan kësisoj qindra mijëra ekonomi familjare”, tha Basha./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!