Bartomeu për ofendimet ndaj Messit: Mesazhet private janë pjesë e lirisë së shprehjes

schedule14:29 - 14 Janar, 2023

schedule 14:29 - 14 Janar, 2023

Josep Maria Bartomeu ka thënë fjalën e tij për rastin e fyerjeve ndaj Lionel Messit në bisedat e ish-drejtuesve të Barcelonës në Ëhatsapp.

“Në lidhje me komentet për Messin, të cilat, mbaj mend, bazohen në mesazhe të bëra në sferën private, mund të them se ato janë pjesë e shprehjes së lirisë individuale të secilit, edhe nëse unë kam një mendim të ndryshëm. Në këtë kuptim e përsëris atë që e kam thënë publikisht në disa raste”, tha ai.

Fjalët e ish-numrit një të Blaugranas janë pjesë e një shënimi më të madh në të cilin ai pretendon se ai kurrë nuk ishte në dijeni të rrjedhjeve në lidhje me kontratën e Messit nga “Mossos d’Esquadra” në një raport mbi hetimin ‘Barçagate’, në të cilin ai shfaqet si i dyshuar. Hetimi, i cili ka vazhduar për gati tre vjet, ka të bëjë me përpjekjet e dyshuara për të ngritur një fushatë shpifjeje kundër anëtarëve dhe ish-anëtarëve të stafit të Blaugranas, në mbrojtje të imazhit të vetë Bartomeu dhe kuadrove drejtuese që e drejtonin.

Policia katalanase dyshon për krimin e zbulimit të një sekreti dhe raporton si fajtorë ish-menaxherin e përgjithshëm të klubit, Oscar Grau dhe ish-shefin e shërbimeve ligjore,  Román Gomez Ponti. Ky i fundit është objekt i përgjimeve, si dhe ai që godet më ashpër ndaj Pleshtit, duke e quajtur “miu i kanalizimeve” dhe “xhuxh hormonal” në bisedën në grup. E njëjta bisedë, sipas Bartomeu, do të dëshmonte jashtësinë e tij ndaj fakteve, duke qenë se në të ish-presidenti vë në dyshim origjinën e rrjedhjes dhe nënvizon se si publikimi i kontratës së Messit është në të vërtetë i dëmshëm për imazhin e Barcelonës./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!