Bartomeu: Kemi humbur 6 milion euro, por shëndeti vjen mbi gjithçka

schedule18:42 - 10 Mars, 2020

schedule 18:42 - 10 Mars, 2020

Presidenti i Barcelonës, Josip Maria Bartomeu ka folur rreth përballjes me Napolin në Champions League. Ndeshja e kthimit do të zhvillohet me datë 18 mars në një “Camp Nou” të boshatisur nga frika e koronavirusit. Kreu i klubit katalanas flet për Mundo Deportivo rreth ndeshjes me skuadrën italiane dhe deklaron se dëmi ekonomik për Barcelonën do të jetë rreth 6 milion euro, por e njëjta situatë është edhe për klubet e tjera.

Është e sigurt që Napoli do të mbërrijë në Barcelonë, jam i bindur në këtë që po them. Italia ka anuluar linjat ajrore me Spanjën, por kemi edhe disa ditë në dispozicion. Na është rekomanduar që ndeshja të luhet pa tifozë, na vjen shumë keq. Besojmë se situata është e jashtëzakonshme.

Shëndeti vjen mbi gjithçka dhe po bashkëpunojmë me autoritetet. Humbjet ekonomike nuk janë vetëm për Barcelonën, por për çdo klub që do të luajë me dyer të mbyllura. Në rastin tonë, dëmi është rreth 6 milion euro, por, e përsëris, nuk ka ndonjë rëndësi të madhe“, deklaron presidenti i Barcelonës. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!