Bartomeu: E mbush klubin me sponsorë, Messi e meriton atë kontratë

schedule11:16 - 1 Shkurt, 2021

schedule 11:16 - 1 Shkurt, 2021

Mëngjesin e djeshëm gazeta Mundo Deportivo zbardhi kontratën e fundit të Lionel Messit te Barcelona, e firmosur në verën e vitit 2017, nga e cila Leo mund të përfitonte 555 milionë euro, ndërkohë që kishte marrë 511 deri më tani, 6 muaj para fundit të saj. Kjo kontratë është padyshim më e pasura në historinë e futbollit.

Pas kësaj ngjarje Barcelona dhe Messi nisën proceset gjyqësore dhe hetimet për autorin e zbardhjes së kësaj kontrate. Në bankën e të akuzuarve pritet të jetë edhe ish-presidenti, Josep Maria Bartomeu. Ky i fundit ka reagua për herë të parë pas publikimit të kontratës.

 

Bartomeu indirekt lë të kuptohet se nuk është ai autori i nxjerrjes së kontratës dhe tregon kjo çështje është shumë serioze sepse çdo gjë do të diskutohet në gjyq. Sipas Bartomeut, Messi e meriton pagën prej rreth 138 milionësh euro në sezon.

“Është një problem shumë serioz. Është tërësisht e paligjshme të publikosh detaje të kontratave profesionale. Të flasësh në televizion dhe të akuzosh është shumë e lehtë, por nuk është shaka sepse kjo histori do përfundojë në gjyq.

Messi e meriton plotësisht atë që fiton, fillimisht për aftësitë e tij dhe gjithashtu për gjithë ato sponsorë që ai ‘thith’ për klubin. Pa pandeminë, Barcelona mund ta kishte paguar Leon në mënyrë perfekte”, u shpreh ish-presidenti. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!