“Barsoleta” vazhdon, ndryshohet sërish drejtori i Kadastrës së Vlorës! Binaj ikën te AKU

schedule17:09 - 31 Dhjetor, 2020

schedule 17:09 - 31 Dhjetor, 2020

Kadastra e Vlorës e mbyll vitin 2020 ashtu sikurse nisi, sërish me një ndryshim në drejtuesit e saj. Burime bëjnë me dije për ABC Andi Binaj i cili prej 6 muajsh ishte në krye të Kadastrës së Vlorës ka kaluar në krye të AKU.

Ndërkohë në vend të tij është emëruar Klodian Troçi, i cili më herët ka mbajtur postin e nëndrejtorit në këtë institucion.

Binaj u emërua nga vetë drejtorin i Përgjithshëm i Agjencisë së Kadastrës më 13 korrik të këtij viti. Ai zëvendësoi Jurgen Pilkapin, i cili dha dorëheqjen pas qëndrimit në këtë detyrë vetëm 15 ditë.

Kadastra e Vlorës pati një krizë të gjatë në drejtimin e saj, ku në 10 muaj u ndërruan 8 drejtorë të cilët largimin nga detyra e argumentuan duke paraqitur arsye personale. Situatën me largimet, vetë Artan Lame e cilësoi si barsoletë, por u shpreh besimplotë se tashmë gjendja do të ndryshojë./mv.abcnews.al