“Nëse nuk përpiqemi bashkarisht për të hequr mentalitetet të kultivuara që nga sistemi komunist dhe koha arvanitase ne nuk do të bëjmë prokopi dhe marrëdhëniet do të jenë të rrezikuara mes shteteve”. Ka qenë ky mesazhi i publicistit dhe studiuesit Panajot Barka në studion e “Provokacija” lidhur me marrëdhëniet greko-shqiptare.
Me tone të zbutura, ndryshe nga emisionet e mëparshme në studio të tjera televizive, ku debati për çështjen e grekëve dhe arvanitasve mes tij, Ngjelës dhe Eleni Kocaqit degjeneroi në konflikt verbal, në studion e “Provokacija”, Barka sqaron qëndrimin e tij për këtë çështje.
Sipas tij arvanitasit janë grekë që flasin gjuhën arvanitase dhe jo grekë që flasin shqip.
Nano: Pretendimi juaj është që arvanitasit janë grekë që flasin shqip
Barka: Janë grekë që flasin gjuhën arvanitase.
Nano: Është opinion që i qëndroni?
Barka: Nuk e them unë po e thonë vetë arvanitasit që kanë bërë ndërgjegjen luftarake të popullit grek në periudhën e revolucionit grek. Unë i kam rënë nga mbrapa kësaj çështje në aspektin bibliografik dhe në terren. I kam provokuar si ndjehen në aspektin etnik.
Unë i kam ndarë që arvanitasit janë arvanitas të pëfshirë në etninë greke, ashtu si shumë grekë janë përfshirë në etninë shqiptare.
Nano: Në origjinë çfarë janë?
Barka: Në origjinë ata janë arvanitas.
Nano: Domethënë shqiptarë?
Barka: Jo, termi shqiptar ka lindur shumë vonë.
Ata janë shumë shekuj më përpara i përkasin periudhës së Skënderbeut. Ndërgjegjia etnike nuk lidhet me origjinën e gjakut, por me ndërgjegjen. Shkolla është përcaktuese e identitetit etnik.
Nano: Unë sot nuk e di se nuk kam studime që më thonë se arvanitasit e djeshëm janë konvertuar në grek 100%, vetëm se dua të bëj një saktësim historik, por kjo nuk e nderon sojin e grekëve që i pranon ata vetëm me kushtin që të greqizoheshin.
Barka: Jo se ata janë përshtatur.
Nano: Nuk të bën nder ta moshosh.
Barka: Kush i rezistonte, nuk e përjashtoj që është përdorur forcë , por nuk duhet ngatërruar vetëpërshtatja dhe sforco.
Duke iu referuar debatit me Kocaqin, Barka theksoi se ajo ekspozoi anën më vulogare të përplasjes së grekëve dhe shqiptarëve.
“Ka një problem të madh ka një defiçencë mes konceptit të helenizmit i cili nuk ka ideolgji, nuk ka shtet dhe vepron në mënyrë spontane dhe kulturore dhe po të vëmë re se aq shumë abuzohet në Shqipëri sa është një aplikim i idesë së helenizmit.
Tendenca e ballafaqimit ndodh që kur je në një studio televizive, këto janë çështje delikate dhe parimore kur kundërvihen pa parimet, pa të drejtë e pa principe, pozicionohesh në një pikë që nuk të pëlqen.
“Të kundërvihesh me grekun dhe serbin është e rrezikshme”.
Ndërsa mori shembullin e arbëreshëve, Barka apeloi për një bashkëpunim më të mirë të shqiptarëve dhe grekëve brenda logjikës së bashkëjetesës. /abcnews.al