Barella: Zotërojmë mesfushën ndaj Spanjës, Jorginho dhe Verratti fenomenalë

schedule15:58 - 4 Korrik, 2021

schedule 15:58 - 4 Korrik, 2021

E gjithë Italia është me mendje te gjysmëfinalja e Euro 2020 ndaj Spanjës. Kombëtarja e drejtuar nga Roberto Mancini ka bërë tifozët të ëndërrojnë dhe suksesi i madh është dy ndeshje larg.

Nicolo Barella gjeti golin e parë në Euro 2020 në fitoren 2-1 ndaj Belgjikës. 24-vjeçari i Interit prek disa tema të ndryshme gjatë prononcimit për mediat.

Do të jetë një ndeshje e bukur, do të synojmë t’u marrim mesfushën dhe ta mposhtim Spanjën. Trajneri na ka transmetuar një mentalitet fitues, kjo Itali luan gjithmonë për fitore.

Sigurisht që është ndeshje e vështirë. Jemi dy skuadra të ngjashme, të dyja duam ta kemi topin nën kontroll. Grupi është forca jonë. Spanja? Busquets është prej vitesh në një nga më të mirë në botë, te Barcelona dhe kombëtarja. Nuk më mbetet veçse ta komplimentoj. Mos të harrojmë edhe Pedrin me Koken.

Mesfusha jonë top? Është bukur kur merr kaq shumë komplimente. Të gjithë bëjmë një punë të madhe si skuadër, kemi qëllim të përbashkët. Duam të shkojmë deri në fund dhe te futemi në histori.

 

Festa pas golit të Barellës

Mesfusha është reparti ku zhvillohet loja. Jorginho-Verratti janë fenomenalë, ata përpiqen të organizojnë lojën e ekipit, ndërsa unë tentoj të bëj sa më shumë inkursione.

Janë edhe Locatelli, Pessina dhe Castrovilli, jemi të gjithë titullarë. Do të ishte mungesë respekti të flitej vetëm për ne të tre. Bashkë me mesfushën e Interit, kjo është më e forta në të cilën kam luajtur.

Kemi një respekt të madh për njëri-tjetrin, rivaliteti vetëm sa në shtyn të japim më të mirën në fushë“, deklaron mesfushori italian, i cili e mbyll fjalën e tij me Leonardo Spinazzolën dhe Romelu Lukakun.

Ishte goli i parë për të cilin nuk festova në fund të ndeshjes. Futbolli të jep shumë, por edhe të merr shumë. Ky është pasioni dhe profesioni ynë. Nuk na mbetet veçse ta bëjmë Leon krenar dhe të lumtur.

Lukaku? Më erdhi keq. Kemi krijuar një lidhje të veçantë me njëri-tjetrin, por ai do të ketë të tjera mundësi për të festuar“, përfundoi Nicolo Barella. /abcnews.al