Bare tregon arsyet pse votimet po zhvillohen të qeta

schedule18:16 - 30 Qershor, 2019

schedule 18:16 - 30 Qershor, 2019

Janë dy arsye se pse zgjedhjet lokale këtë të dielë u zhvilluan në mënyrë të qetë të paktën deri tani sipas deputetit Besnik Bare. Ai ishte i ftuar në ABC News, ku theksoi gjithçka që bëhet agresive në Shqipëri drejtohet nga krerët e politikës.

“Ka qenë jashtëzakonisht i qetë, pa nerv pa adrenalinë se kur nuk ke kundërshtarë edhe njerëzit nuk duken shumë të motivuar për të votuar. Një votim i qetë dhe njëherë tregon që gjithçka që bëhet në mënyrë agresive në Shqipëri është e komanduar nga krerët e politikës. Fakti që u bë i qetë lidhet me dy arsye, së pari faktori ndërkombëtar ka ushtruar një trysni shumë të qartë, të paparë ndonjëherë sepse vetë PD e futi veten në një pozicion shumë të kompromentuar, në një rrethanë kur në Shqipëri nuk ishin kushtet për të fermentuar një situatë e tillë agresive dhe koha e tregoi. Ata e stimuluan këtë në një hapësirë të vogël për para Kreyministrisë me anë të sjelljes që njerëzit e dinë. Së pari ishte kjo trysni dhe së dyti nuk kishin mundësi që ta ushtronin këtë”.

Bare komentoi edhe rastet e protestave të vogla që u organizuan nga opozita përpara qendrave të votimit.

“Një pjesë të tyre unë i quaj qytetare, sigurisht në ato raste kur në të paktën në Tiranë nuk ka pasur agresivitet. Në disa bashki të tjera ka pasur raste me automatik, ato janë çmendurira parastaj. Unë mendoj se në atë rast i japin një shishe me raki, e dehin dhe shko futu atje se Vetëm një i çmendur mund ta bëjë këtë dhe ai merr në qafë veten, familjen e tij. Këto janë qaq të vogla si raste sa do thosha që nuk e kompromentojnë sjelljen e qytetarisë shqiptare për të demonstruar që shqiptarët dinë si veprojnë në momente të vështira sikurse kanë vepruar këto 30 vjet.

Unë kam qenë sot tek “Dora Leka” te Fusha e Aviacionit që e kemi konsideruar si një hot spot, si një bastion të PD-së dhe realisht aty erdhën edhe eksponentë të PD-së, u përpoqën që të ekspozonin tek votuesit që ne jemi duke ju monitoruar ju dhe prandaj po j8u numërojmë, ju shikojmë vizualisht, pra një lloj trysnie ishte, por mendoj se nuk e prishi këtë referendum. Unë do e quaja një referendum pjesëmarrjen e njerëzve, të paktën deri në orën 16:00”, tha Bare./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!