Bare flet si futbollist i Espanyol: Do të rikthehemi aty ku na takon

schedule22:24 - 22 Shtator, 2020

schedule 22:24 - 22 Shtator, 2020

Mesfushori i Shqipërisë, Keidi Bare, u transferua nga Malaga tek Espanyol sot, për plot 1.8 milion euro. Pas zyrtarizimit të tij, 23-vjeccari ka dhënë dhe intervistën e parë.

“Jam shumë i lumtur që ndodhem këtu. Kam pritur gati dy muaj, por tani jam gati. I njoh tifozët, të cilët janë shumë besnik ndaj ekipit. Ata i ndodhen pranë Espanyolit në kohë të mira dhe të vështirë, gjithmonë na brohorisin.

Espanyoli është një klub historik me një traditë të gjatë në La Liga dhe këtë vit shpresojmë të rikthehemi aty ku na takon. Jam lojtar agresiv dhe energjik. Jap gjithmonë 100% në stërvitje dhe ndeshje. Uroj të kontribuoj sa më shumë”, u shpreh Bare./abcnews.al